Telegrafi

Kush janë fëmijët e Elon Musk? Emrat, moshat dhe nënat e shtatë fëmijëve të tij

Familja e Elon Musk thjesht vazhdon të rritet.

Manjati i Teslas dhe ish-partnerja e tij, Grimes, mirëpritën fshehurazi fëmijën e tyre të dytë së bashku, një vajzë të vogël të quajtur Exa Dark Sideræl, nëpërmjet një nëne surrogate në dhjetor 2021.

Vajza me emrin e pazakontë, të cilën e thërrasin shkurt Y, bashkohet me gjashtë fëmijët e tjerë të Musk: Griffin, Xavier, Kai, Saxon, Damian dhe X.

Lexo po ashtu Grimes tregon sekretet pas veshjes së saj dhe të Elon Musk në "Met Gala 2018"

Njihuni më poshtë me fëmijët e biznesmenit miliarder dhe nënat e tyre:

Nevada Alexander Musk

Pas martesës në janar 2000, Musk dhe autorja kanadeze Justine Wilson mirëpritën djalin Nevada Alexander Musk në 2002. Nevada vdiq nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave, ose SIDS, pas 10 javësh.

Griffin dhe Xaiver Musk

Pasi humbën foshnjën e tyre, Musk dhe Wilson iu drejtuan IVF për të rritur familjen e tyre. Ajo lindi djemtë binjakë Griffin dhe Xavier Musk në prill të vitit 2004. Djemtë tani janë 17 vjeç.

Kai, Sakson dhe Damian Musk

Ish-çifti përdori gjithashtu IVF për të mirëpritur djemtë trenjakë Kai, Saxon dhe Damian në janar 2006. Treshja tani janë 16 vjeç. Musk dhe Wilson u divorcuan në vitin 2008 dhe ndajnë kujdestarinë e pesë djemve të tyre.

Lexo po ashtu Ish-e dashura e Elon Muskit befason me rrëfimin: Jetonim në "skajin e varfërisë" - në një banesë të thjeshtë dhe me dyshek të shqyer

X AE AX II Musk

Pas dy martesave me yllin e “Westworld”, Talulah Riley dhe një lidhje të shkurtër me aktoren Amber Heard, Musk filloi të takohej me këngëtaren Grimes në maj 2018. Ajo lindi djalin e tyre , X AE A-XII, në maj 2020. X tani është 1 vjeç. X fillimisht u quajt X Æ A-12, por “Æ” dhe “12” shkelën ligjin e Kalifornisë duke mos qenë pjesë e alfabetit anglez, duke i detyruar prindërit e tij t’i ndryshojnë emrin.

Exa Dark Sideræl Musk

Grimes zbuloi në mars të vitit 2022 se ajo dhe themeluesi i SpaceX kishin mirëpritur vajzën e tij të parë, Exa Dark Sideræl Musk, nëpërmjet një surrogate në dhjetor 2021. Asaj iu dha pseudonimi Y pasi fëmija i tyre tjetër u quajt X.

Lexo po ashtu Elon Musk dhe Grimes mirëpresin fëmijën e dytë

Grimes iu referua Musk si “i dashuri” i saj në intervistën me Vanity Fair, megjithëse ajo e quajti marrëdhënien e tyre “të paqëndrueshme”. Megjithatë, disa orë pasi u publikua kopertina, ajo shkroi në Twitter se ata ishin ndarë përsëri. /Telegrafi/