Site icon Telegrafi

Kush janë favoritët në Eurovision?

Si çdo vit, Eurovisioni tërheq vëmendjen e madhe për shkak të rëndësisë që i kushtohet, sidomos nga mediat shtetërore të vendeve pjesëmarrëse në garën e famshme evropiane.

Ndër “parashikuesit” e fituesve të edicioneve kanë qenë edhe bastoret, të cilat me kuotat e tyre pak a shumë kanë përcaktuar favoritët për fitore në këtë garë.

Dhe, në bazë të kuotave të sivjetme, favoritja për ta fituar këtë garë në këtë edicion është Suedia, shkruan Koha.net.

Të gjitha bastoret, pa përjashtim, i japin këtij shteti koeficientin më të vogël, që sillet nga 2.5 deri në 3. Menjëherë pas Suedisë është Italia, që ka koeficient më të madh, nga 3.5 deri në 5. Top pesëshen e përmbyllin Rusia, Australia dhe Estonia.

Nga vendet e rajonit, nga 40 shtetet pjesëmarrëse, Shqipëria radhitet më së miri sa u përket vendeve të rajonit, duke u radhitur në pozitën e 18 nëse marrim mesataren e bastoreve. Fitorja e Shqipërisë kuotohet nga 31 deri në 101.

Menjëherë pas Shqipërisë vjen Greqia në pozitën e 19, Maqedonia në pozitën e 27, Serbia në pozitën 31 dhe Mali i Zi në pozitën e 35 nga 40.

Sot zhvillohet nata e parë gjysmëfinale, ku do të kuptohen 10 finalistët e parë, në të cilën performon edhe Elhaida Dani që përfaqëson Shqipërinë. /Telegrafi/

Exit mobile version