Telegrafi

Kush është sulmuesi më i mirë në Serie A nga viti 2000 – Ronaldo Fenomeni numër një, pasohet nga CR7, Sheva mbetet i treti

Një fillimi spektakolare i vitit nga Cristiano Ronaldo, që e ka kthyer besimin edhe tek Juventusi.

Me portugezin në formë, skuadra italiane është top favorit për të fituar titullin në Serie A dhe për të provuar edhe në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi portugez ka një seri të jashtëzakonshme, duke shënuar në shtatë javë e fundit radhazi në Serie A, ku e gjeti rrjetën 11 herë. Ai është futur në garë edhe për golashënuesin më të mirë të sezonit, pasi aktualisht ka 16 gola, ndërsa në krye është Cito Immobile me 23.

Ronaldo ka shifrat të shkëlqyera të shënimit të golave në dy vitet e tij në Itali, ku ka shënuar 46 gola në 67 ndeshje, ndërsa kjo ka bërë që ‘La Gazzetta dello Sport’ të hap një debat interesant.

Gazeta prestigjioze italiane ka pyetur se a është portugezi sulmuesi më i mirë në 20 vitet e fundit që ka luajtur në Serie A.

Krahas Cristianos, janë edhe nëntë sulmues të tjerë të klasit botëror, të cilët gjithashtu bënë histori në Serie A.

Këta janë dhjetë golashënuesit që morën pjesë në një sondazh në ueb faqen e gazetës: Batistuta, Cristiano Ronaldo, Del Piero, Higuain, Ibrahimovic, Inzaghi, Ronaldo Nazário, Shevchenko, Totti dhe Vieri.

Ndër kriteret e të përzgjedhurve në listë, përveç golave, janë futur edhe titujt e fituar ndër vite. Kanë votuar mbi 15 mijë lexues.

Vendin e parë e ka zënë Ronaldo Nazário me 33.5 për qind të votave, ndërsa pas tij me vota ka mbetur CR7 ( 30.1%).

Vendi i tretë shkoi për ish-sulmuesin e Milanit, Andrei Shevchenko (8.3%).

Vendi i katërt shkon për Alessandro Del Piero (7.5%). Pastaj janë Francesco Totti (5.2%), Gabriel Omar Batistuta (4%), Zlatan Ibrahimovic (3.6%), Higuain (3.1%), Pippo Inzaghi (2.6%) dhe Bobo Vieri (e fundit me 2%).

Votat në sondazhin e Gazetta Dello Sport

/Telegrafi/