Telegrafi

Kush është shqiptari që qëndron prapa hiteve të Drake dhe shfaqjes së reperit me flamurin kuq e zi në klipin e “Polar Opposites”?

Reperi me famë botërore, Drake u dhuroi shqiptarëve një befasi të papritur për festën e 28 Nëntorit.

Pas publikimit të këngës “Polar Opposites” që është pjesë e albumit të tij të fundit “For All the Dogs”, ku reperi kanadez përmendi Prishtinën, të njëjtën ai e solli me videoklip një ditë pas Festës së Pavarësisë së Shqipërisë, më 29 nëntor.

Përgjatë gjithë klipit, rap-artisti shfaqet i veshur me një xhaketë të kuqe, me simbolin kombëtar shqiptar – shqiponjën të stampuar në shpinë.

Foto: Gent Memishi/Instagram

Kjo ngjalli reagime tek shqiptarët dhe jo vetëm, ndërsa ngriti pikëpyetje se çfarë qëndronte prapa promovimit të Shqipërisë dhe Kosovës nga reperi 37-vjeçar.

Lexo po ashtu Drake befason sërish shqiptarët - pasi përmendi Prishtinën, tani shfaqet me flamurin kuq e zi në videoklipin e “Polar Opposites”

E me sa duket ky ndikim del të jetë nga një prej producentëve të Drake, Gentuar Memishi, një shqiptar nga Kosova që prej kohësh punon me emrat më të njohur të muzikës në botë.

Foto: Gent Memishi/Instagram

Përveç “Polar Opposites”, Genti ka realizuar edhe hitet e tjera të Drake si bashkëpunimin e tij me 21 Savage’s – “Privileged Rappers”, “Calling For You” dhe “What Would Pluto Do”.

Lexo po ashtu Mediumi prestigjioz amerikan “Rolling Stone”: Drake feston Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në videon “Polar Opposites”

Memishi numëron suksese edhe me artistët e tjerë ndërkombëtar si ajo me reperi amerikan Kanye West për këngën “Ok ok” nga albumi “Donda”.

Arritjet e Gentit përfshijnë gjithashtu bashkëpunimet me emrat e famshëm si: Lil Yachty, Doja Cat,, Ty Dollar Sigh, Wiz Khalifa, J. Cole, DaBaby, “City Girls” e shumë të tjerë.

Por puna e tij padyshim nuk ndalet këtu, fal talentit dhe përkushtimit të tij në të ardhmen do të mund të shohim edhe të tjera projekte gjigante nga producenti shqiptar.

Ndërsa, mbetet të shihet nëse Memishi është i vetmi ndikim për shfaqjen Drake me flamurin kuq e zi, apo prapa kësaj ka edhe të tjera arsye. /Telegrafi/