Një komandant rus që e quajnë “kasapi i Buchas”, po akuzohet se ka kryer krime lufte gjatë kohës së agresionit rus në Ukrainë.
Bëhet fjalë për veteranin e luftës, nënkolonelin rus Azatbek Omurbekovo, komandant i brigadës së 64 të motorizuar i ushtrisë ruse, transmeton Telegrafi.
Kjo brigadë ka qenë në mënyrë direkte përgjegjëse për okupimin e qytetit ukrainas Bucha në periferi të Kievit, që zgjati deri në momentin kur javën e kaluar trupat ruse filluan të tërhiqen.
Raportet e inteligjencës thonë se ushtarët rusë kanë vrarë në grupe – pra të gjithë meshkujt nën 50-vjeç, duke i detyruar fillimisht të hapin varret apo i detyronin t’i varrosin miqtë.
I tërë qyteti i Buchas, aktualisht është një skenë krimi ku po kryhen hetimet. Në anën tjetër, Kremlini ka mohuar të jetë përgjegjëse për krimet.
Omurbekov është 40-vjeç, kurse në vitin 2014 i është dhënë medalje për punën e kryer. Medalja i ishte dhënë nga zëvendësministri rus i Mbrojtjes.
Ai po akuzohet për organizmin e përdhunimeve, plaçkitjeve dhe vrasjen e qindra civilëve ukrainas. E sipas ligjeve ndërkombëtare, komandanti është përgjegjës nëse nën komandën e tij janë kryer krime nga ana e ushtarëve që ai komandon. /Telegrafi/