Zgjedhjet janë futur në ditët e fundit të saj. Indiferent nuk po mund të rrinë as familjet ikonë të Republikës së Kosovës.
Së fundi, djali i presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, Uka, është parë duke i dhënë krah mikut të tij në garën për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Bëhet fjalë për kandidatin e LDK-së Jetlir Zyberajn i cili në listë ka numrin 44.
Zyberaj, qysh është paraqitur edhe nga vetë Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, është krahu i djathtë i tij.
“Familja Rugova dhe Uka personalisht po angazhohen fuqishëm gjatë takimeve me qytetarë në mbështetje të Zyberajt”, thuhet nga njerëz të afërt të këtij kandidati.
Zyberaj ka qenë këshilltar i parë i Behgjet Pacollit në të gjitha pozitat e tij shtetërore.
Jetlir Zyberaj, kandidat në LDK-AKR me numër 44.