Leroy Sane është pyetur se cili është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe gjermani është përgjigjur se është në mes të Lionel Messi dhe Ronaldinhos.
Ylli gjerman ka bërë zgjedhjen e tij në mes të dyve pasi u ndesh me një pyetje në një Q & A në rrjetin social Twitter.
22-vjeçari u pyet se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, për të cilin ai ka emëruar dy lojtarë.
Një nga lojtarët është ylli i Barcelonës, Lionel Messi ndërsa tjetri është braziliani dhe legjenda e Barcelonës, Ronaldinho.
“Mendoj se do të shkoj për Messin ose Ronaldinhon”, është përgjigjur ylli i Manchester Cityt.
I guess I’d go for either Messi or Ronaldinho 👏🏾 #inSané https://t.co/9tiB4WekeS
— Leroy Sané (@leroy_sane) November 9, 2018
Kjo përgjigje nuk iu ka pëlqyer aspak fansave të Cristiano Ronaldos, të cilët kohë pas kohe kanë komentuar emrin e tij.
Great choice. 😉https://t.co/FcYqSARjon https://t.co/1Iu1HctGkC
— FC Barcelona (@FCBarcelona) November 10, 2018
Në anën tjetër, faqja zyrtare e klubit katalunas iu është përgjigjur Sanes, duke i thënë: “Zgjedhje e madhe”.
Ndryshe, Sane duket është mjaft i hapur me ndjekësit e tij në Twitter pasi shpeshherë shihet duke iu dhënë përgjigje atyre. /Telegrafi/