Site icon Telegrafi

Kush do ta luajë rolin e Putinit?

Tregimi jetësor i njërit prej njerëzve më të fuqishëm në botë do të shfaqet në ekranin e madh në një të ardhme të afërt.

Xhirimet e filmit që mban titullin thjesht “Putin”, do të fillojnë në pranverë – kanë bërë të ditur mediat.

Pritet që xhirimet të zgjasin rreth një vit dhe në 2017, filmi do të fillojë shfaqjen nëpër kinematë botërore. Xhirimet do të realizohen në Rusi, SHBA dhe disa vende evropiane, transmeton Telegrafi.

“Skenari ka përfunduar në vitin e kaluar. Tash për tash nuk mund të them se kujt i janë ndarë rolet, por publiku mund të presë yje të mëdha hollivudiane. Regjisori është po ashtu shumë i njohur”, ka thënë menaxherja kryesore e Knightsbridge Entertainment.

Leonardo DiCaprio është takuar presidentin rus në vitin 2010, ndërsa në të kaluarën ka thënë se do t’i pëlqente që ta luajë rolin e Putinit. Mirëpo, së fundmi është spekuluar se ai mund ta luajë rolin e një tjetër politikani rus, atë të Vladimir Lenin.

Sidoqoftë, pritet të shihet nëse ylli hollivudian që është favorit për çmimin Oscar këtë vit, se a do të jetë protagonisti kryesor në filmin “Putin”. /Telegrafi/

Exit mobile version