Site icon Telegrafi

Kurzawa pritet të transferohet në Serie A, tri skuadra e duan mbrojtësin francez

Layvin Kurzawa. (Photo by Lionel Ng/Getty Images)

Layvin Kurzawa pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Parisi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i majtë francez është futur në vitin e fundit të kontratës me PSG, padi ajo i skadon më 30 qershor të vitit 2020.

Kjo ka bërë që PSG ta nxjerr në shitje lojtarin, pasi nuk dëshiron ta humbas me parametra zero.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në kampionatin italian Serie A.

Layvin Kurzawa. (Photo by Lionel Ng/Getty Images)

Janë tri skuadrat e mëdha italiane Juventus, Inter dhe Milan që kanë shprehur interesim për mbrojtësin e majtë.

Ekipet italiane dëshirojnë ta marrin të lirë lojtarin në verën e ardhshme, por PSG insiston ta shes atë në janar për pesë milionë euro.

Gjithsesi për 27-vjeçarin interesim kanë shprehur edhe dy skuadrat angleze West Ham United dhe Watford. /Telegrafi/

Exit mobile version