Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.
Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti ka thënë se Kosova feston arritjet historike dhe bashkohet me angazhimin të Shqipërisë drejt reformave.
“Urime Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Kosova feston arritjet tuaja historike dhe bashkohet me angazhimin tuaj drejt reformave që do të transformojnë vendet tuaja dhe do të forcojnë rajonin dhe Evropën tonë”, ka shkruar Kurti.
Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, ka theksuar se edhe pse pak kohë më parë ishte e vështirë të mendohej se zhbllokimi i procesit të anëtarësimit do të ndodhte, Shqipërisë nuk i ka shkuar kurrë në mendje të heq dorë.
Ai ka shtuar se në Shqipëri si rrallëherë ka dakordësi të plotë për të ardhmen evropiane të vendit.
“Ju e dini të gjithë shumë mirë që në Shqipëri nuk jemi dakord pothuajse për gjithçka. Por ka një besim që i mbijeton të gjitha mosmarrëveshjeve tona. Nuk ka rrugë tjetër veç Bashkimit Evropian. Është ëndrra jonë, sfida jonë, misioni ynë. Është fati ynë”, tha Rama.
Ndërkaq komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi deklaroi se sa më shpejt të ecë Shqipëria në rrugën drejt BE-së, aq më shpejt do të lëvizin institucionet europiane për anëtarësimin e saj me të drejta të plota.
“Parashikimi kohor, ky është një farë mënyre përtypje e zakonshme e gazetarisë. Nuk dua të fyej dikë, por ka një pyetje që ka kuptim dhe kjo është: Sa herë që Shqipëria është gati dhe sa herë që shohim që mund të ecim më shpejt, ne do të lëviznim më shpejt. Komisioni do t’i bëjë propozimet sa më shpejt që të jetë e mundur, që kjo të ndodhë. Sa më shpejt të mundemi”, tha Varhelyi./Telegrafi/
Congratulations to Albania and North Macedonia for opening accession negotiations with the European Union.
Kosova celebrates your historical achievement and joins in your commitment towards reforms that will transform your countries and strengthen our region and Europe.— Albin Kurti (@albinkurti) July 19, 2022