Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri ka bërë të ditur se së shpejti do të propozojnë nivelin e pagës minimale në vend.
Kurti kështu deklaroi në fjalimin hyrës në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës.
“Në koordinim me Këshillimin Ekonomik Social së shpejti do të propozojmë nivelin e pagës minimale”, tha Kurti.
Ndryshe, paga minimale në Kosovë është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç, pagë kjo e cila nuk ka pësuar ndryshime që nga viti 2011.
Në Programin e Qeverisë së Kosovës për periudhën 2021-2025, shkruan se paga minimale do të rritet në 250 euro.
Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat janë shprehur se kjo nuk është e mjaftueshme, duke kërkuar të jetë 350 euro.
Ai po ashtu tha se reformimi i prokurimit mbetet ndër pikat më të rëndësishme për parandalimin e keqpërdorimit të parasë publike dhe parandalimin e korrupsionit.
Kryeministri bëri të ditur se sot do t’i parashtrojnë Kuvendit propozim vendimin për kandidatët për anëtarë të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. /Telegrafi/