Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se seanca për zgjedhjen e presidentit do të mbahet sapo të bëhet zëvendësimi i deputetëve që tashmë janë bërë ministra.
Kurti këto komente i dha pasi bëri homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
“Posa të bëhet zëvendësimi i deputetëve që janë bërë ministra, do të mund të thërrasim një seancë të radhës, në të cilën padyshim sigurt atë që e votoj populli me 300 mijë vota do të mund ta legjitimojmë edhe me votat e nevojshme në Kuvend”, ka thënë Kurti.
Kandidate për presidente është Vjosa Osmani.
Ndryshe, seanca konstituive e legjislaturës së tetë është mbajtur më 22 mars. Po të njëjtën ditë është votuar edhe Qeveria Kurti, ku pro formimit të saj ishin 67 deputetë kurse kundër ishin 30. /Telegrafi/