Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se zgjedhjet duhet të mbahen në veri, por ato duhet të jenë të lira dhe të ndershme, por sot më shumë se kurrë serbët janë të rrezikuar nga strukturat e Beogradit.
Kurti në seancën për dialogun me Serbinë, është ndalur edhe te zgjedhjet në veri të Kosovës, duke thënë se po t’i mbanin në dhjetor, do t’i kishin dy rreziqe, dalja e ultë e popullsisë për shkak të frikës së lartë dhe incidentet pas djegies së veturave që u regjistruan në RKS.
“Problemi kryesor në veri nuk është mos mbajtja e zgjedhjeve por është sundimi i ligjit, kushtetutshmëria, strukturat ilegale të shndërruara në banda kriminale të mbështetura financiarisht dhe politikisht nga Beogradi. Ne edhe duhet t’i mbajmë zgjedhjet por ato duhet të jenë të lira dhe të ndershme dhe sot më shumë se kurrë serbët janë të rrezikuar nga strukturat e Beogradit, prandaj unë e ndaj brengën me juve që nuk u mbajtën e zgjedhjet por ka një problem edhe më të madh se sa ai”, tha ai.
Sipas tij, kontrollin në veri nuk e kanë pasur asnjëhrë më të lartë.
Kurti u ndal edhe te Asociacioni, duke thënë se nuk ka prezantuar ndonjë draft për atë pasi nuk është ka të drejt dhe është edhe gabim strategjik, pasi nuk ka pse t’i prezanton Serbisë opsione për asociacionin në Kosovë.