Telegrafi

Kurti pret në takim studentë nga Universiteti i Amsterdamit, iu flet për zhvillimet në veri e rrëmbimin e policëve

Kryeministri Albin Kurt, ka pritur të shtunën për një bashkëbisedim një grup studentësh nga Universiteti i Amsterdamit nga 14 shtete të botës, të cilët janë duke e zhvilluar një vizitë studimore në Kosovë. 

Qeveria njofton se Kurti para studentëve, një grup prej mbi 25 persona, ka folur për zhvillimet e fundit në vend, me theks te situata në katër komunat në veri të vendit dhe për raportet me Serbinë, agresionin e ditës së mërkurë me rastin e rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, dhe për Marrëveshjen Bazike e Aneksin e saj.

“Kryeministri Kuri i falënderoi studentët për vizitën studimore që po ia bëjnë Kosovës dhe interesimit që kanë shfaqur për vendin tonë. Duke folur për qeverisjen e gjertanishme, ai tha se këto dy vite kanë qenë dy vite të rritjes dhe luftës kundër korrupsionit”, thuhet në komunikatën për media.

“Gjatë bashkëbisedimit u piketuan përmirësimet e dukshme në luftimin e korrupsionit, sundimin e ligjit, lirive civile dhe zhvillimin e demokracisë në Kosovë. Kryeministri vuri në pah se të gjitha këto progrese janë të evidentuara nga raportet ndërkombëtare të Transparency International, Ëorld Justice Project, Freedom House e Reporterëve pa Kufij”.

Njëkohësisht, kryeministri bëhet e ditur se ka përmendur edhe “progresin ekonomik gjatë qeverisjes së deritanishme, duke shtuar se të hyrat tatimore janë rritur për 2/3 dhe investimet e huaja janë dyfishuar”.

“Kryeministri veçoi se në buxhetin e këtij vitit vëmendje e veçantë i është dhënë katër fushave: Shëndetësisë, arsimit, bujqësisë dhe mbrojtjes. Ai gjithashtu iu është përgjigjur pyetjeve dhe kureshtjes së studentëve”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Telegrafi/