Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim këngëtaren e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare po qëndron në Prishtinë për nder të ditëlindjes së saj të 33-të, dhe në takimin me Kurtin u pa e shoqëruar me bashkëshortin e saj, Taika Waititi.
Në një postim që ndau në X (i njohur më parë si Twitter), kryeministri Kurti u shpreh se Rita ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe.
”Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte nder ta mirëprisja atë dhe Taika Waititin sot ne ditëlindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, shpreh Kurti.
Ndërkohë, Rita tha se është një mundësi e mrekullueshme për të festuar ditëlindjen e saj të 33-të.
.@RitaOra has reached the highest heights of success and recognition worldwide while always honoring her roots and culture back home. It was an honor to host her and @TaikaWaititi today on her birthday. Kosova, the UK, and New Zealand seem without boundaries in the face of art. pic.twitter.com/ZaHJcFqJTT
— Albin Kurti (@albinkurti) November 26, 2023
Ndërsa, Rita tha se ta festoj ditëlindjen në vendlindje e saj për të është diçka e mrekullueshme.
“Kemi projekte të mrekullueshme përpara. Ky udhëtim dhe ky takim më ka bërë të entuziazmuar për të ardhme, faleminderit për mirëpritjen tënde, kjo do të thotë shumë për neve”, ka thënë Rita mes tjerash. /Telegrafi/