Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier, kanë qenë të pranishëm në stadiumin “Fadil Vokrri”, në të cilën luajti Kosova me Bjellorusinë, në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2024.
Kosova ka përfunduar eliminatoret për Kampionatin Evropian i cili do të zhvillohet në Gjermani.
Dardanët kanë pësuar humbje si vendas në ndeshjen kundër Bjellorusisë me rezultat 1:0.
Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, Kurti tha se ekipi i Kosovës mund të bëjë edhe më shumë se kaq, duke shtuar se ka shpresë për të ardhmen.
“Mundemi më shumë se kaq, sepse jemi më të mirë se sonte. Andaj jemi me shpresë e besim për të ardhmen. Kurse mbështetjen do ta keni gjithmonë, pa kushte”, shkroi Kurti./Telegrafi/