Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se për partinë e tij është dyfishuar mbështetja që nga 6 tetori i 2019-ës.
Kurti ka thënë se tani për tani nuk mund të deklarohen se kush mund të jetë partner i tyre në koalicion, transmeton Telegrafi.
“Më duhet të them që prej 6 tetori, mbështetja për LVV është dyfishuar. LVV është me fuqishme së kurrë, pas mocionit të mosbesimit nga LDK është e pamundur të thuhet se këta do të jenë partnerë të koalicionit. Ne nuk mund të themi se ky është partneri ynë, por ky dyfishim na ka bërë të mendojmë se mund ta forcojmë Qeverinë me deputetë shtesë, mirëpo jo parti”, ka pohuar ai në RTV 21, përcjell Telegrafi.
Kurti ka theksuar se është absurde se si partitë politike së bashku me presidentin po duan të formojnë Qeverinë e re pa shkuar në zgjedhje./Telegrafi/