Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është njoftuar se nuk ekziston transkripti nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë që u mbajt javën e kaluar.
Kjo ka thënë Kurti po ndodhë sepse Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur.
“Më 17 mars u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë dhe po më njoftojnë që hardisku nuk e paska regjistruar fare transkriptin. Kjo po ndodhë sepse Kosova vazhdon me qenë shtet i kapur. Ka ndryshuar vetëm qeveria, nuk ka ndryshuar prokuroria, gjyqësori, arsimi, shëndetësia vetëm kjo qeveri ka ndryshu dhe këtë po tentoni ta rrëzoni”, ka thënë Kurti.
Kurti ka shtuar se vetë fakti që zëvendëskryeministri kontaktoi me Këshillin e Sigurisë dhe ata thonë që harsikdu nuk e përmban atë mbledhje do të thotë shumë.
Kryeministri sot në seancën e Kuvendit për rrëzimin e Qeverisë deklaroi se atë natë kur është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë ka pasur tentim për puç ndaj Qeverisë. /Telegrafi/