Site icon Telegrafi

Kurti ngushëllon familjen e akademik Feriz Krasniqit: E kishim lënë që të shënonim bashkë 54 vjetorin e UP-së

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut, Feriz Krasniqi.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka treguar se si e kishin lënë që ta shënonin bashkë 54 vjetorin e Universitetit të Prishtinës.

Kurti tha se profesori Feriz Krasniqi ishte një nga figurat më të respektuara në botën akademike dhe shkencore në Kosovë.

Lexo po ashtu Osmani dhe Nagavci ngushëllojnë familjen e akademik Feriz Krasniqit

“E patëm lënë që më 15 shkurt, të takoheshim bashkë për ta shënuar 54 vjetorin e e Universitetit të Prishtinës. Por dje, në moshën 93 vjeçare, Profesor Feriz Krasniqi vdiq!

Gjashtë javë më parë, më 17 dhjetor, kur bashkë me Profesor Ferizin i shkuam në vizitë mikut të tij Profesor Minir Dushit, ai mbështetej në bastunin e tij për të ecur dhe mbështetej në kujtesën e kthjellët dhe përvojën e gjatë prej 93 vjeçari për të biseduar. Shumë i këndshëm në bisedë dhe fort dashamirës mes miqsh, Profesor Feriz Krasniqi ishte një nga figurat më të respektuara në botën akademike dhe shkencore në Kosovë”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Exit mobile version