Site icon Telegrafi

Nis takimi Thaçi-Kurti

Takimi Kurti-Thaç

Ka nisur takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ky është takimi i parë i Kurtit me Thaçin, pas zgjedhjeve të 6 tetorit, ku LVV ka dalë si subjekti i parë politik.

Ndryshe, takimi Thaçi-Kurti erdhi pas ftesës së tretë të presidentit, raporton Telegrafi.

Para këtij takimi, Kurti ka propozuar emrat e LVV për kabinetin e ardhshëm qeveritar, në rast të arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version