Telegrafi

Kurti: LDK e ka rastin unik ta dëgjojë zërin e qytetarëve që votuan për ndryshim

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti (Foto: Ridvan Slivova)

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Twitter, ka folur për takimin me presidentin Hashim Thaçi, por edhe për takimet me LDK-në.

Kurti ka thënë se qytetarët kanë votuar për ndryshim dhe LDK ka mundësinë unike për ta dëgjuar zërin e tyre.

Lexo po ashtu LDK e gatshme të vazhdojë bisedimet me LVV-në për krijimin e Qeverisë

“Sot propozova emrat për kabinetin e ri qeveritar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe i bëra thirrje edhe LDK-së që ta bëjë të njëjtën gjë. Gjithashtu u takova edhe me Presidentin. Qytetarët votuan për ndryshim dhe LDK ka mundësinë unike për ta dëgjuar zërin e qytetarëve dhe ta bëjë pjesën e saj. Së bashku do të hapim një kapitull të ri për vendin tonë”, ka shkruar Kurti.

Ndërkaq LDK, pas mbledhjes së Kryesisë që ka mbajtur sot pasdite, ka bërë të ditur se është e gatshme të vazhdojë bisedimet me LVV-në për krijimin e Qeverisë. /Telegrafi/