Telegrafi

Kurti: Kemi nevojë për Projektligj të ri të pagave që ndryshon dhe plotëson aktualin

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka komentuar sot grevën në arsim e shëndetësi, ndërsa me këtë rast tha se duhet një Projektligj i ri i pagave që e ndryshon dhe e plotëson aktualin, në mënyrë që pabarazitë të eliminohen.

Kurti në një prononcim për media tha se i vjen keq që ndodhen në këtë situatë, pasi Ligji i ri i pagave pat lënë shumë njerëz të pakënaqur, ndërsa edhe ata që u patën gëzuar tash janë të pakënaqur.

Lexo po ashtu Gjykata Kushtetuese ka pezulluar Ligjin për Paga deri më 30 mars

“Ne as si deputetë, as si qeveri nesër nuk mund t’i dalim përballë vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe jemi në pritje të aktgjykimit dhe të gjitha që thuhen aty do t’i adresojmë”, tha ai, raporton Telegrafi.

Sipas tij, vendi ka nevojë për një Projektligj të ri që e ndryshon dhe plotëson aktualin.

“Me këtë ligj shoferi i kryeparlamentarit e ka pagën më të lartë se drejtori i shkollës. Andaj pabarazitë janë të papranueshme dhe duhet të adresohen….”, tha ndër të tjera lideri i VV-së. /Telegrafi/