Site icon Telegrafi

Kurti me ish-deputetët e VV-së vizitojnë Adem Mikullovcin, pasi nuk mundi të shkonte në seancë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me ish-deputetët e kësaj partie, kanë vizituar sot ish deputetin Adem Mikullovci në shtëpinë e tij, pasi që ai nuk mundi të shkonte në seancë për shpërndarjen e Kuvendit.

Lexo po ashtu Shpërndahet Kuvendi, vendi shkon në zgjedhje

Këtë e ka bërë të ditur ish-deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, përmes një fotografie të postuar në llogarinë e saj në Facebook.

“Vizita te baca Adem Mikullovci”, ka shkruar Haxhiu në fotografinë e postuar.

Kujtojmë më 89 vota për , 1 kundër dhe 2 abstenime, deputet e Kuvendit të Kosovës vendosën sot për shpërndarjen e VI të legjislaturës së Kuvendit.

Ndërsa Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, ka dalë me një deklaratë.

Sipas deklaratës, shpërndarja e sotme e Parlamentit të Republikës së Kosovës, përshpejton hapat e organizmit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës dhe në mungesë të gatishmërisë së partive politike parlamentare për të krijuar një qeveri të re./Telegrafi/

Exit mobile version