Telegrafi

Kurti flet me komandantin e KFOR-it për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë të mërkurës ka takuar sot komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi ku ndër të tjera u diskutua edhe për hyrjen e xhandarmërisë serbe në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Përmes një postimi në Facebook, LVV ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar për për gjendjen e rëndë të krijuar në vend për shkak të pandemisë COVID-19 dhe menaxhimin e kësaj krize nga institucionet e Kosovës, si dhe për incidentin e fundit në Karaçevë, e për situatën e përgjithshme të sigurisë.

Lexo po ashtu Dalin pamje të reja të xhandarmërisë serbe në Karaçevë, kërkohet intervenimi i KFOR-it dhe institucioneve qendrore të Kosovës

Kurti në këtë takim kishte shkuar i shoqëruar nga ish ministrin në detyrë të punëve të brendshme dhe anëtarin e kryesisë së partisë, Xhelal Sveçla, dhe ish zëvendës ministrin e mbrojtjes, Enver Dugolli.

Lexo po ashtu Hyrja e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, kjo është përgjigja e KFOR-it

“Sot, kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, bashkë me ish ministrin në detyrë të punëve të brendshme dhe anëtarin e kryesisë, z. Xhelal Sveçla, dhe ish zëvendës ministrin e mbrojtjes, z. Enver Dugolli, u pritën në selinë e KFOR-it në Film City nga Komandanti, gjenerali Risi, dhe ekipi i tij. Gjatë takimit, dy palët diskutuan për gjendjen e rëndë të krijuar në vend për shkak të pandemisë COVID-19 dhe menaxhimin e kësaj krize nga institucionet e Kosovës, si dhe për incidentin e fundit në Karaçevë, e për situatën e përgjithshme të sigurisë. Ata u pajtuan që të mirëmbajnë kontaktet e rregullta dhe të vazhdojnë komunikimin e ndërsjelltë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/