Telegrafi

Kurti: Fitorja e madhe e LVV-së më 14 shkurt, rastësi e bukur për Shën Valentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar të gjithë të dashuruarit me rastin e festës së Shën Valentinit.

Me këtë rast, Kurti është kujdesur të përmend edhe fitoren e madhe të LVV-së një vit më parë, pikërisht më 14 shkurt 2021 ku kjo parti mori mbi 50 për qind të votave të qytetarëve në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri përmes një postimi në Instagram ka shkruar se kjo datë e njëvjetorit të fitores së Vetëvendosjes dhe Shën Valentinit, është një rastësi e bukur.

“Urime Shën Valentini të gjithë të dashuruarve dhe atyre që duan të bien në dashuri! Përputhja me njëvjetorin e fitores së madhe demokratike të 14 shkurtit 2021 është një rastësi e bukur”, ka shkruar kryeministri. /Telegrafi/