Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e kanë uruar liderin e Partisë Laburiste australiane, Anthony Albanese, i cili do të bëhet kryeministër i ardhshëm i Australisë pasi ka arritur ta mposht konservatorin, kryeministrin aktual, Scott Morrison.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani ka shprehur interesim që të bashkëpunojë me kryeministrin në ardhje të Australisë.
“Anthony Albanese, urime për fitoren tuaj. Ju dëshiroj çdo sukses përderisa përgatiteni për ta marrë rolin e rëndësishëm si kryeministër i Australisë. Shprehim interesimin që të bashkëpunojmë me ju dhe t’i afrojmë shtetet dhe popujt tanë, si dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Australisë ndërmjet dy shteteve tona ta ngrisim në nivele të tjera”, ka shkruar ajo.
Congratulations @AlboMP on your victory today. We wish you every success as you prepare to take on the important role of Australia’s PM.
We look forward to working with you and to bringing our two countries and people closer together, as well as ??-??cooperation to new heights.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 21, 2022
Zgjedhjen e Albanese në krye të qeverisë australiane e ka mirëpritur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Urime laburistëve australianë dhe Anthony Albanese. Ky ndryshim thelbësor në politikat australiane, është jo vetëm i mirë për popullin e Australisë, por dhe politikat progresive klimatike të laburistëve janë pozitive për botën”, ka shkruar ai në Twitter. /Telegrafi/
Congratulations to Australian Labor and @AlboMP. This sea change in Australian politics is not only good for the people of Australia ?? but Labor’s progressive climate policies are a boon to the world!
— Albin Kurti (@albinkurti) May 21, 2022