Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka folur sërish për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Kurti ka thënë se i gëzohen arritjes së të dyja shteteve, derisa theksoi se dje ishte ditë historike për Ballkanin Perëndimor.
“Dje ishte ditë shumë e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor dhe rrugëtimin e tij drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Ne i gëzohemi kësaj arritjeje historike të të dyja vendeve”, tha Kurti.
Kryeministri theksoi se ky vendim i Bashkimit Evropian, do ta shtojë përkushtimin e Kosovës për reforma. /Telegrafi/