Site icon Telegrafi

Kurti dhe Osmani zbulojnë sloganin për zgjedhjet e 14 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje së bashku me iniciativën e Vjosa Osmanit, kanë publikuar sloganin me të cilin do të garojnë së bashku në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më 14 shkurt.

“Krejt dhe Drejt”, është slogani që tashmë është publikuar nga kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, transmeton Telegrafi.

Kurti ka thënë se referendumi i 14 shkurtit nuk mund të ndalet.

“Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet”, ka thënë ai në shkrimin e bërë në Facebook.

Kurse, Osmani ka sqaruar pse do të garojnë më ketë slogan.

“Krejt, sepse fryma mobilizuese është me shumicën, sepse ata e bëjnë dallimin. Krejt, sepse vetëm shumica mund t’i bëjë ndryshimet. Krejt, sepse sa herë që jemi bërë bashkë, kemi dalë fitues. Drejt, sepse vetëm në këtë mënyrë e krijojmë diferencën. Drejt, sepse vetëm me drejtësi garantohet përfaqësimi i barabartë qytetar. Drejt, sepse i drejti gjithmonë del fitues”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kujtojmë se, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur marrëveshje me iniciativën e Vjosa Osmanit për të garuar së bashku në zgjedhjet e 14 shkurt, ku në listën e Osmanit janë 14 kandidatë për deputetë./Telegrafi/

Exit mobile version