Telegrafi

Kurti dhe Abazoviq shtrëngojnë duart në Forumin diplomatik në Antalia

Kurti dhe Abazoviq

Në Antalia të Turqisë po mbahet Forumi Diplomatik, takim ky i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin po marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë, opinion-bërës dhe akademikë.

Në këtë Forum po merr pjesë edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, e të cilët kanë pasur takime me liderë rajonal e botëror.

Kryeministri i vendit, Kurti një takim çasti e ka pasur edhe me zëvendëskryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Lexo po ashtu Osmani takohet me Erdogan dhe Stoltenberg në Forumin Diplomatik në Turqi

Ndryshe, Forum në Antali të Turqisë o t`i zhvillojë punimet prej 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete. /Telegrafi/