Telegrafi

Kurti, deputetit Nura: Je deputet i mirë kur insiston për reciprocitet, por partinë e ke të gabuar

Kryeministri Albin Kurti, në seancën e sotme ka folur për reciprocitetin mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetit të PDK-së, Fadil Nura lidhur me reciprocitetin, Kurti tha se do ta vendosin reciprocitetin por nuk duan të dështojnë.

“Mua shumë më pëlqen deputeti Nura kur insiston për reciprocitet sepse je deputet i mirë i Republikës, por për këtë çështje je në parti të gabuar. Ju vini prej një pozicioni politik, të një grupacioni politik, qe ka qene kundër reciprocitetit, ju keni interes te dështoje reciprociteti, prandaj ju dëshironi të vendoset pa u përgatitur. Ne do te përgatitemi, do ta vendosim Reciprocitetin dhe nuk do të dështoj ai, dhe uroj që o ju ta ndërroni qëndrimin si grup paraletrar në përputhje me vullnetin e deputetit Nura, ose deputeti Nura të mos vazhdojë të qëndroj në partinë e gabuar”, tha Kurti. /Telegrafi/