Klubi i madh anglez, Liverpooli është skuadra më ‘fer’ në Evropë apo thënë ndryshe ekipi që shkakton më pak faulle se të gjithë.
Reds kanë bërë fillimin më të mirë të një sezoni në histori të Ligës Premier, duke qëndruar të pamposhtur dhe duke lënë pikë në vetëm një ndeshje gjatë gjithë sezonit.
Kritika e vetme e tifozëve tjerë për epërsinë e tyre dhe nuk po themi se kjo është e saktë, në asnjë mënyrë – është se ata kanë pasur ndihmën e VAR-it gjatë rrugës.
Megjithatë, edhe nëse ndodh, ky është një faj i teknologjisë, jo i Liverpoolit. Askush nuk mund t’i akuzojë ata se udhëheqin kampionatin me sende “jo-fer”.
Në fakt, sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive, CIES, Reds janë statistikisht ekipi më ‘fer’ në Evropë.
European champions @LFC lead the table for least fouls per match out of 3⃣5⃣ leagues 👍 Data as per @InStatFootball for all clubs available in last @CIES_Football Weekly Post ➡️https://t.co/BTfdIa4LMD pic.twitter.com/m0DrYWasYy
— CIES Football Obs (@CIES_Football) January 20, 2020
Po, kjo do të thotë në secilën prej 35 ligave të kontinentit, duke gjykuar nga numri i faulleve për lojë.
Skuadra e Jurgen Kloppit bënë një mesatare prej vetëm 8.1 faullesh për ndeshje këtë sezon.
Sidoqoftë, Observatori i Futbollit vëren se “kjo lidhet pjesërisht me stilin më pak të rreptë të gjyqtarëve në Ligën Premier”, me 20.4 faulle të dhënë për lojë në krahasim me një mesatare prej 27.2 faullesh në ligat e tjera.
Si rezultat, disa ekipe të Ligës Premier kanë bërë mjaft mirë; Liverpool, Neëcastle, Bournemouth, Leicester, Chelsea, Norëich, Tottenham dhe Manchester City janë të gjithë në 20 vendet e para. /Telegrafi/
Who committed the most/least fouls per game in the five major European leagues? @InStatFootball data for clubs from 3⃣5⃣ competitions in last @CIES_Football Weekly Post ➡️ https://t.co/BTfdIa4LMD pic.twitter.com/6ONrcE3SQG
— CIES Football Obs (@CIES_Football) January 20, 2020