Telegrafi

Kur titulli i kampionit kthehet në monopol: Barcelona, Juventusi dhe Bayerni kanë fituar nga shtatë tituj brenda 10 vitesh – titujt e tetë rrugës

Edhe përkundër konkurrencës në ligat më të mëdha në Evropë, është relativisht e thjeshtë të parashikosh fituesit me Barcelonën, Juventusin dhe Bayern Munchen që e kanë monopolin e titujve. 

Në 10 stinorët e fundit, të tri klubet e lartpërmendura kanë fituar secila nga shtatë tituj dhe janë në rrugën e duhur për të marrë të tetin.


Me fitoren e së shtunës kundër Atletico Madridit, Blaugrana mund të besojnë që tani e kanë në xhep titullin.

Pyetja e vetme që mbetet për t’u përgjigjur është kur ata zyrtarisht do të kurorëzohen.

Ky do të jetë titulli i tyre i tetë në 11 vjet, vetëm me Real Madridin dhe Atletico Madridin që kanë qenë në gjendje t’i rrëzojnë ata në këtë periudhë.

Barca e nisi sezonin me trofeun e Superkupës së Spanjës

Shkalla e vërtetë e dominimit të katalunasve mund të ilustrohet nga fakti se ata kanë humbur vetëm tri ndeshje në total gjatë tërë sezoneve 2017/18 dhe 2018/19.


Në Itali, historia e dominimit është edhe më e theksuar me Juventusin që i duhet vetëm edhe një pikë për ta fituar Scudetton e tyre të tetë me radhë.

Që nga rikthimi i tyre si klubi kryesor në futbollin italian, bardhezinjtë i kanë lënë konkurrentët e tyre pas në shumë aspekte.

Liichtsteiner dhe Chiellini gjatë festës së Scudettos

Blerja e Cristiano Ronaldos ka qenë goditja e fundit e madhe.


Borussia Dortmund mendojnë se sezoni 2018/19 më në fund do jetë viti i tyre kur do ta thyejnë dominimin e Bayern Munchen për ta marr titullin e Bundesligës.

Megjithatë, ndeshja e fundit ku ata pësuan 5-0 ndaj klubit bavarez, mund ta shtyjë festën për ndonjë vit tjetër.

Gjigantët gjermanë kenë mbetur prapa në skenën kontinentale, megjithatë janë në rrugë të mirë për të fituar një titull tjetër gjerman.

Klubi do të forcohen vetëm në verë me emra si Lucas Hernandez dhe Benjamin Pavard .


Kthehemi në vitin 2012, kur Qatari e mori në pronësi PSG-në dhe e  fitoi titullin e parë, nga pesë të Ligue 1.

Ata janë afër që ta sigurojnë edhe një tjetër.

Neymar dhe Kylian Mbappe janë figura të një epoke në Paris që është bërë nga investimet e pabesueshme, dhe nuk është çudi që në dy edicionet 2014/15 dhe 2015/16, klubi parisien fitoi çdo trofe të mundshëm vendor.

PSG duke festuar fitimin e Kupën e Ligës

Ka qenë sezoni 2016/17, kur Monaco me Kylian Mbappen dhe disa yje të tjerë e morën titullin nga PSG.


Liga Premier është një histori krejtësisht ndryshe, pasi dominimin e një ekipi nuk e njeh, e në vitet e fundit ka pasur disa klube që e kanë fituar titullin.

Që nga sezoni 2008/09 asnjë skuadër nuk ka qenë në gjendje të fitojë tituj dy herë radhazi, kur Manchester United e fitoi kampionatin e tyre të tretë të njëpasnjëshëm.

Që atëherë ekipet e kanë pasur të pamundur ta mbrojnë kurorën e tyre.

Manchester City dhe Liverpool (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, Manchester City duket në rrugë të mirë për ta mbajtur trofeun, me Liverpoolin që është i vetëm në pozitën e sfiduesit.  /Telegrafi/