Telegrafi

Kur pritet të arrijnë tanket e para të aleatëve perëndimorë në Ukrainë?

Batalioni i parë i tankeve Leopard 2 mund të dërgohet në Ukrainë brenda tre ose katër muajve të parë të këtij viti, ka thënë një zyrtar i lartë gjerman.

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius tha se të paktën një batalion mund të dorëzohet deri në muajin mars ose prill, i përbërë nga rreth 31 tanke.

Berlini ka pranuar të dërgojë 14 tanke të prodhimit gjerman ndërsa u ka dhënë leje edhe të tjerëve të furnizojnë me këtë armatim forcat ukrainase, raporton skynews.

Lexo po ashtu Çfarë janë tanket Leopard 2 që po i kërkon Ukraina?

Gjermania ka vendosur gjithashtu të bashkojë fondet me Danimarkën dhe Holandën për të blerë të paktën 100 tanke të vjetra Leopard 1 për Ukrainën.

Tanket perëndimore mendohet se janë më të fuqishme dhe më të afta se ato të epokës sovjetike që po i shfrytëzon aktualisht Ukraina.

Ndryshe, aleatët perëndimor pritet t’ua dorëzojnë mbi 300 tanke shtetit ukrainas, të cilët po përballen me pushtimin rus që nga 24 shkurti i vitit të kaluar. /Telegrafi/