Site icon Telegrafi

Kur prindërit e Dua Lipës ishin të rinj, Dukagjin Lipa sjell fotografi nga koha kur ishte me flokë të gjata

Foto: Dukagjin Lipa/Instagram

Prindërit e Dua Lipës tashmë nuk janë të panjohur për audiencën shqiptare të këngëtares.

I ati i saj, Dukagjin Lipa, ka qenë roker i njohur në Kosovë në vitet e 90-ta, si solisti i grupit “ODA”, ndërsa tani viteve të fundit merret me organizimin e festivalit “Sunny Hill”.

Dukagjini është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, të realizuar shumë vite më parë, kur bashkë me gruan e tij, Anesën, ishin për pushime në Ulqin.

Lexo po ashtu Dukej glamuroze me paraqitjen, por moti i keq ia pamundëson Dua Lipës koncertin në Itali krahas Andrea Bocellit

Në atë kohë, Lipa ishte me flokë të gjata, ndërsa e ëma e këngëtares nuk ishte bionde ashtu siç është sot.

“E diela e kthimit”, ka shkruar Dukagjin Lipa në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka marrë pëlqime komente të shumta, ndërkohë që edhe vet Dua ka komentuar këtë fotografi duke shkruar “O Zot i madh”.

Përndryshe, ka ngelur më pak se një javë që nga fillimi i festivalit “Sunny Hill” të cilin Dukagjin Lipa e organizon, dhe këtë javë në Kosovë pritet të vijë edhe Dua. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Stuart C. Wilson/Getty Images/Guliver)
Exit mobile version