Serie A mbetet një nga kampionatet më të fortë në Evropë edhe përkundër rënies që e ka pësuar në vitet e fundit.
Shumë lojtarë të mëdhenj e kanë ëndërr të luajnë në Serie A.
Disa prej yjeve kanë qenë në Serie A, por që nuk ia kanë mbushur syrin klubeve, duke i shitur menjëherë, madje edhe për shuma qesharake.
I fundit është rasti i Phelippe Coutinhos që ishte tek Interi, por që u shitë për më pak se 10 milionë euro dhe 2 milionë euro bonuse.
Ai u largua në vitin 2013, ndërsa pas pesë vitesh çmimi i tij është dhjetëfishuar.
Në dimrin e vitit 1995 te Milani zbaroi Patrick Vieira. Ai luajti vetëm dy ndeshje dhe pas gjashtë muajsh u shit te Arsenali për 4.5 milionë funte.
Gabimi më i madh i Juventusit konsiderohet mosvlerësimi i Thierry Henryt. Ai kishte ardhur nga Monaco në vitin 1999. Ai zhvilloi vetëm 16 ndeshje ku shënoi tri herë.
Ishte blerë 11,5 milionë euro me verën e sotme, ndërsa u shit pothuajse ngjashëm të Arsenali. Pjesë tjetër e karrierës së tij është një histori.
Në verën e vitit 1995 erdhi te Interi nga Palmeiras për 7 milionë dollar, Roberto Carlos.
34 ndeshje të zhvilluar për një vit, ndërsa ai u shit për të njëjtën shumë te Real Madridi.
Të mbretërit ai u kthye në legjendë të klubit.
Aubameyang ishte pjesë e të rinjve të Milanit deri në vitin 2007. Milani e largoi te Saint-Étienne, ku u rikthye në yll.
Borussia Dortmund e bleu nga Franca për 13 milionë euro. /Telegrafi/