Ku kanë mbetur edhe tetë ndeshje deri në fund, Argjentina është në kërkim të një bilete për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Rusi në vitin 2018.
Para se Lionel Messi të lëndohej në tri ndeshej si mysafir me Brazilin, Ekuadorin, dhe Uruguain, skuadra mori pesë pikë.
Vetëm një fitore ka ardhur në dhjetë ndeshjet e fundit, pa Messin. Ndërsa në këto 10 ndeshje, Messi ishte në fushë tri herë, ku Argjentina mori 9 pikë.
Kur të tjerët kanë numrin 10 në shpinë, skuadra siç duket nuk funksionon.
Javier Pastore, Angel Di Maria, Ever Banega dhe Sergio Aguero kanë pasur rastin ta bartin numrin legjendar të Argjentinës (10), kur në fushë nuk ishte Messi. /Telegrafi/
Fanella me numrin 10 në këto eliminatore