Telegrafi

Kupa e Kosovës: Ballkani eliminon Trepçën ’89, Feronikeli fiton me lehtësi ndaj A&N

Foto: FC Feronikeli/Facebook

Kanë përfunduar të kartë ndeshjet që u zhvilluan në kuadër të Kupës së Kosovës në futboll.

Ashtu edhe siç pritej, favoritët kaluan në çerekfinale të trofeut të dytë më të vlefshëm në vendin tonë.

Ballkani ka arritur ta eliminojë Trepçën ’89 nga Kupa e Kosovës në 1/8 e finales me rezultat 3-0.

Golat për skuadrën nga Theranda i shënuan Arbër Hoxha në minutën e 54-të, Blend Baftiu në të 81-në dhe Ermal Krasniqi (90+3).

Në çerekfinale kaloi edhe Feronikeli që fitoi me rezultat bindës 5-0 ndaj A&N

Në çerekfinale ka kaluar edhe Drenica, që e mposhti me lehtësi Dardanën me rezultat 4-0.

Golat për Drenicën i realizuan Genc Hamiti në minutën e 26-të, Hysen Tahiri me dy golëshin e tij (37’ / 43’), dhe Bislimi që shënoi auto-gol (90+2).

Në takimin tjetër, Dukagjini e ka eliminuar në udhëtim Vitinë me rezultat 2-1 për të kaluar kështu në çerekfinale. /Telegrafi/