Site icon Telegrafi

Kundërshtoi pushtimin rus në Ukrainë, vdes papritur kreu i kompanisë ruse të naftës Lukoil

Presidenti i kompanisë ruse të naftës Lukoil, Vladimir Nekrasov, ka vdekur papritur në moshën 66-vjeçare, duke e bërë atë kreun e dytë të Lukoil që ka vdekur brenda pak më shumë se një viti.

Kompania njoftoi se i ishte ndalur zemra, shkruan Sky News. Nekrasov punoi për gati pesëdhjetë vjet në sektorin e naftës dhe gazit, transmeton Telegrafi.

Kreu i mëparshëm i Lukoil, Ravil Maganov, vdiq shtatorin e kaluar pasi u ‘rrëzua nga dritarja’ e një spitali në Moskë.

Lexo po ashtu Ukrainasit publikojnë pamjet – momenti kur forcat speciale shkatërruan sistemin rus "për të cilin mburret Putin"

Ndryshe kompania Lukoil kishte qëndrim publik kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Në një deklaratë në mars të vitit të kaluar në faqen zyrtare, ata shkruan se janë të shqetësuar për ngjarjet tragjike në Ukrainë dhe se mbështesin negociatat për t’i dhënë fund konfliktit.

Bordi mbikëqyrës i kompanisë bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. /Telegrafi/

 

Exit mobile version