Telegrafi

Kundërshtarët e mundshëm të Chelseat në fazën e eliminimit direkt – blutë mund të jenë të pafat

Chelsea është kualifikuar në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 ndaj Lilles mbrëmë.

Skuadra londineze së bashku me Valencia kaluan Grupin H të garës më të madhe për klube në Evropë, duke e lënë Ajaxin në Ligën e Evropës dhe francezët në shtëpi.

Por, The Blues i pret një short i vështirë të hënën e 16 dhjetorit, pasi shorti hidhet në ora 12:00.

(Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Skuadra e Frank Lampard mund të jetë shumë me fat nëse shorti u bije që të takohen me Rasenball Sport Leipzig.

Lexo po ashtu Valencia dhe Chelsea kualifikohen tutje, eliminohet Ajaxi

Në anën tjetër, Chelsea mund të përballet edhe me skuadrat si Barcelona, Paris Saint-Germian, Bayern Munich dhe Juventus.

Por, dy skuadrat me të cilën skuadra londineze mund të luajë në fazën e eliminimit direkt janë ato nga Bundesliga. /Telegrafi/