Ylli i Atalanta, Dejan Kulusevski është zotuar se do të mbetet deri në fund të huazimit të tij te Parma dhe vendimin për të ardhmen do ta marr në fund të sezonit.
Kulusevski ka qenë i lidhur shumë me lëvizjen e tij te Inter dhe Manchester Unitedi në janar pasi befasoi të gjithë me paraqitjet e tij te Parma në këtë gjysmë sezon.
Sidoqoftë, suedezi e bëri të qartë se ai ishte i përqendruar vetëm në vazhdimin e zhvillimit të tij në Tardini dhe të ardhëm do ta vendos në verë.
“Kur mendoni për të ardhmen, ju harroni të tashmen”, ka thënë fillimisht Kulusevski për SVT.
“Kjo është arsyeja pse tani, unë jam duke menduar vetëm për tu përmirësuar më shumë çdo ditë. Unë sigurisht nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”.
“Jam i përqendruar në përmirësimin tim dhe do të marr një vendim në fund të sezonit”, përfundoi suedezi.
19-vjeçari deri më tani ka shënuar katër gola dhe ka siguruar shtatë asistime në 17 paraqitje në Serie A për Parman.
Suedezi kryesisht luan si mesfushor i krahut të djathtë, megjithëse ai mund të luajë edhe në mes, ndërsa ndihmoi Atalantan të fitojë titullin te Primavera në sezonin e fundit. /Telegrafi/