Site icon Telegrafi

Kujdes të shtuar në “Katar 2022”, pasi mund të përfundoni në burg për shtatë vite nëse thyeni këto rregulla

Na ndajnë rreth pesë muaj që turneu më i bukur në të gjithë botën të fillojë në Katar dhe ata që ëndërrojnë për aventura, duhet të mendohen mirë.

Katari ka rregulla të rrepta dhe për tifozët të cilët do të vijnë të ndjekin Kupën e Botës, duhet të informohen mirë pasi këto ligje nuk kursejnë asnjë.

“Në Katar nuk do të ketë përjashtime dhe ka shqetësim pasi nuk lejohet ajo që është e zakonshme në vendet e tjera të botës. Për shembull, seksi është krejtësisht jashtë menysë, përveç nëse dikush udhëton me gruan e tij.

Lexo po ashtu 'Katari i Përgjakur' - mbi 6000 persona humbën jetën për ndërtimin e tetë stadiumeve ku do të zhvillohet Kampionati Botëror

Nuk do të ketë parti dhe të gjithë duhet të jenë shumë të kujdesshëm nëse nuk duan të kalojnë 7 vjet në një burg të Katarit. Seksi jashtëmartesor dhe homoseksualiteti janë të ndaluara në Katar dhe shkelësit dënohen me këtë dënim.

Në fakt, për herë të parë ka një ndalim të seksit në Botërorin e këtij viti dhe të gjithë duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Nuk do të ketë foto pijesh apo gjëra të tjera në vende të hapura pas ndeshjeve”, tha një burim policor për “Daily Star”.

Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon se kush do ta fitojë Kupën e Botës - renditje që mund mos t'u pëlqejë

I njëjti paralajmërimi i ashpër u dërgua nga Nasser Al Hater, drejtori gjeneral i komitetit organizativ.

“Siguria e çdo tifozi është e një rëndësie të madhe për ne. Por shprehjet publike të dashurisë nuk janë pjesë e kulturës sonë, ato nuk lejohen dhe kjo vlen për të gjithë”.

Lexo po ashtu Rregulli i 'çmendur' që synon ta inkuadrojë FIFA në "Katar 2022" pritet t'i acarojë lojtarët

Ndërsa Komisioni i Lartë kujtoi në çdo drejtim se “Katari është një vend konservator me traditat dhe zakonet e veta” dhe në fund sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbolli, Mansour Al Ansari, u dërgoi mesazhin e tij atyre që mund të jenë duke menduar të shprehin mbështetjen e tyre për komunitetin LGBT.

“Ata që duan të demonstrojnë në favor të komunitetit LGBT, le ta bëjnë në një shoqëri ku kjo pikëpamje do të pranohet, por jo në vendin tonë”. /Telegrafi/

Exit mobile version