Telegrafi

Kufiri Maqedoni-Bullgari do të kontrollohet bashkarisht nga të dy shtetet

Shërbimi për informim i qeverisë bullgare bën të ditur se Maqedonia dhe Bullgaria do të përforcojnë kontrollin e kufirit përmes operacioneve të përbashkëta tokësore dhe ajrore për shkak të migrantëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Deri te ky bashkëpunim erdhi pas bisedës telefonike të kryeministrit bullgar, Boyko Borissov, me kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në lidhje me problemi e refugjatëve dhe mundësive për mbylljen e kanaleve të transporti ilegal të tyre.

Kryeministri Borissov ka paralajmëruar dërgimin e ndihmave humanitare në Maqedoni për migrantët, ashtu siç janë dërguar edhe në Idomeni të Greqisë, duke theksuar se është i patjetërsueshëm solidariteti dhe koordinimi ndërmjet vendeve të BE-së për zgjidhjen e këitj problemi./Telegrafi/