Takefusa Kubo po vlerësohet si njëri nga futbollistët më të talentuar në botë.
Sulmuesi i talentuar japonez është në pronësi të Real Madridit, por që edicionin e fundit ishte i huazuar tek Mallorca.
Në 36 ndeshje zyrtare me klubin e Mallorcas, Kubo ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime.
Anësori shtatshkurtër ka shkëlqyer në La Liga, teksa shumë skuadra janë vënë pas tij.
E përditshmja spanjolle Marca ka raportuar se për lojtarin në zyrat e Real Madridit kanë mbërritur 11 oferta, kryesisht për huazimin e tij.
Celta Vigo, Real Sociedad, Sevilla, Levante, Real Betis, Getafe, Villareal e Real Valladolid janë tetë skuadrat spanjolle që duan huazimin e tij.
Përveç këtyre ekipeve, Reali ka marrë edhe tri oferta për shitjen e lojtarit nga Lazio, Ajax dhe PSG.
Megjithatë në klubin madrilen nuk e konsiderojnë shitjen e japonezit dhe skuadrat që kanë bërë oferta janë refuzuar.
Kampionët e La Ligas duan ta lënë edhe për një tjetër vit në huazim 19-vjeçarin dhe së shpejti pritet të vendosin se në cilën skuadër do ta huazojnë atë.
Real Sociedad, Real Betis dhe Celta Vigo shihen si skuadrat favorite për të, pasi loja e Kubos përshtatet me stilin e këtyre tri skuadrave. /Telegrafi/