Telegrafi

Kualifikimi në LK: Klubet me të cilat mund të luajë Unitedi në fazën grupore – skenari më i mirë dhe më i keq (Foto)

Getty Images

Fitorja e Manchester Unitedit ndaj Ajaxit në finale të Ligës së Evropës është plotësuar edhe me një çmim shtesë – kualifikimin e drejtpërdrejtë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Zakonisht është i garantuar vetëm një vend në kualifikime, mirëpo duke qenë se të dy finalistët e Ligës së Kampionëve (Juventusi dhe Real Madridi) e kanë siguruar kualifikimin, atëherë vendi është dhënë për fituesin e Europa League.

Lexo po ashtu LK pret krahë hapur Unitedin pas triumfit në finale të Ligës së Evropës ndaj Ajaxit (Video)

Dhe falë koeficientit të mirë të renditjes, Djajtë e Kuq do të përfshihen në vazon 2 të shortit. Klubet e garantuara që do t’i bashkohen Unitedit në vazon 2 janë Barcelona, Atletico Madridi, Paris Saint-Germaini, Borussia Dortmundi, Manchester City dhe Porto – që do të thotë se i kanë shmangur disa kundërshtarë të vështirë.

Vazot e mundshme

Por, ata mund të luajnë kundër pjesëtarëve të vazos 1 (përveç Chelseat). Tri nga këto skuadra janë Shakhtar Donetsk, Monaco dhe Spartak Moska, njofton Telegrafi.

Zakonisht, vetëm shtatë kampionë, plus fituesi i Ligës së Kampionëve do të jenë në vazon 1 – ndërsa meqë edhe Juve edhe Reali janë kampionë në ligat përkatëse, atëherë do të përfshihet edhe një kampion nga një vend i tetë (në këtë rast i Ukrainës që është Shakhtari).

Kualifikimi i Unitedit nënkupton se Napoli do të zhvendoset në vazon 3 nëse klubi italian dhe Sevilla sigurojnë fazën grupore. Njëherësh edhe Anderlechti dhe Ajaxi mund të jenë kundërshtarë të Djajve të Kuq.

Ky do të ishte grupi më i padëshirueshëm për Jose Mourinhon

Sido që të jetë, më poshtë jua sjellim skenarin më të mirë dhe më të keq për grupin ku mund të përfshihet edhe Manchester Unitedi:

Skenari më i mirë:
Vazo 1: Spartak Moska (Rusi)
Vazo 2: Manchester United (Angli)
Vazo 3: Basel (Zvicër)
Vazo 4: Copenhagen (Danimarkë)

Skenari më i keq:
Vazo 1: Real Madrid (Spanjë)
Vazo 2: Manchester United (Angli)
Vazo 3: Napoli (Itali)
Vazo 4: RB Leipzig (Gjermani)

/Telegrafi/