Site icon Telegrafi

Kthehet Liga e Kampionëve – Christian Pulisic, Timo Werner, Elseid Hysaj, shtatë yjet e rinj që duhet ndjekur (Foto)

Liga e Kampionëve kthehet në mbrëmjen e sotme pas disa muajsh pauzë. 

Gjashtë skuadra britanike janë në këtë garë me Chelsean, Liverpoolin, Manchester Cityn, Manchester Unitedin, Tottenhamin dhe Celticun.

Me Real Madridin që do ta mbrojë titullin e fituar në dy vitet e fundit, në garë për trofe si kandidatët kryesor shihen edhe Barcelona, Juventus, Bayern Munich e PSG.

Por ajo që iu bën përshtypje medieve britanike janë lojtarët e rinj që do të luajnë këtë vit dhe duhet të përcjellën nga afër, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Christian Pulisic – Borussia Dortmund

Amerikani i ri Pulisic, që është vetëm 18 vjeç, vjen pas një vitit të shkëlqyer në Bundesliga.

Ai ka bërë 40 paraqitje në Bundesliga duke treguar formë shumë të lartë.

Pulisic duhet ta tregojë vetën në një grup me Real Madridin, Tottenhamin dhe  Apoel Nicosian.

Timo Werner – RB Leipzig

Një sulmues natyral, Werner ka qenë shumë i kërkuar në kët afat kalimtar, me klubi si Liverpool që udhëheqin garën.

Në 129 paraqitje në Bundesliga ai ka shënuar 37 gola.

Ai do të luajë në një grup me klube si Besiktas, Porto dhe Monaco.

Elseid Hysaj – Napoli

Mbrojtësi i djathtë Hysaj, është 23 vjeç, dhe në këtë moshë shihet si njëri prj më të mirëve në Evropë.

Ai ka 34 paraqitje me Kombëtaren shqiptare, ndërsa Maurizio Sarri e kishte zbuluar te Empoli, para se ta merrte edhe te Napoli në vitin 2015.

Hysaj do të luajë në një grup me Manchester Cityn, Feyenoordin dhe Shakhtar Donetsk.

Joe Gomez – Liverpool

Liverpooli është kthyer në Ligën e Kmapionëve me të riun Gomez që kërkon të shkëlqej.

Iish futbollisti i Charlton ka fituar besimin e Jurgen Klopp dhe shpesh herë luan nga minuta e parë.

Gomez, 20 vjeç, do të luajë më Liverpoolin në një grup me Mariborin, Sevillan dhe Spartak Moskën.

Youri Tielemans – Monaco

Belgu i ri nuk është i panjohur në këtë garë pasi ka luajtur më parë edhe me Anderlechtin.

Ai këtë vit është transferuar te Monaco dhe shihet si njëri prej transferimeve më interesante që do të përcjellët me vëmendje në Ligën e Kampionëve.

Ai do të mundohet ta tregojë vetën në një grup me Besiktasin, Porton dhe RB Leipzig.

Clement Lenglet – Sevilla

Ai ka 10 paraqitje për Francën U-21, ndërsa te Sevilla luan në qendër të mbrojtjes.

Mbrojtësi është 22 vjeç dhe është bashkuar nga Nancy në janar te Sevilla ku ka luajtur në 15 ndeshje.

Ai është në grup me Liverpoolin, Mariborin dhe Spartak Moskën.

Patrik Schick – Roma

I gjatë, sulmues elegant. Çeku është një nga lojtarët më interesant që do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi, 21 vjeç, u bashkua me Romën si huazim nga Sampdoria, pasi kishte shënuar 11 gola në Serie A.

Schick do ta tregojë vetën në grup me Chelsean, Atletico Madridin dhe Qarabag. /Telegrafi/

Exit mobile version