Telegrafi

Kryqëzohet Vinicius Jr, braziliani tregoi neglizhencë tek goli i barazimit nga Fenerbahce

Vinicius Junior është kryqëzuar shkaku i neglizhencës së treguar në ndjekjen e lojtarëve në mbrojtje.

Real Madridi fitoi ndaj Fenerbahces me rezultat 5-3 në ndeshjen e vlefshme për Audi Cup.

Megjithatë, paraqitjet e Mbretërve dhe mbrojtja në veçanti lënë shumë për të dëshiruar në ndeshjet miqësore para-sezonale.

Lexo po ashtu Real Madridi fiton ndaj Fenerbahces së Vedat Muriqit, Karim Benzema shkëlqen me het-trik

Kritikat e fundit kanë ardhur edhe në këtë takim ndaj gjigantit turk, pasi Reali pranoi tri gola dhe pjesa e parë përfundoi me barazim 2-2.

Pikërisht tek goli i barazimit nga Fenerbahce, mediat spanjolle kanë gjetur një gabim nga sulmuesi brazilian, Vinicius Jr, i cili është kryqëzuar pastaj nga kritikat.

Lexo po ashtu Vedat Muriqi asiston në golin që barazon rezultatin ndaj Real Madridit

Vinicius ishte në krahun e djathtë të sulmit dhe në momentin e aksionit të Fenerbahces, nuk e ndoqi lojtarin e tij, Nabil Dirar, i cili luante në të majtë të mbrojtjes.

Dirar doli në kundërsulm i vetëm dhe arriti me lehtësi të shënoj për 2-2, pas asistimit të Vedat Muriqit. /Telegrafi/