Site icon Telegrafi

Kryeziu nga Vetëvendosje: Presidenti s’ka të drejtë kushtetuese ta ftojë Kurtin

LVV po e konteston edhe zyrtarisht ftesën e presidentit Hashim Thaçi për dhënie të mandatit për formimin e qeverisë.

Anëtari i LVV-së, Taulant Kryeziu, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Thaçi nuk ka të drejtë të thërras për mandatim, pa pasur një propozim nga ana e fituesit të zgjedhjeve.

“Këto nenet e përmendura në letrën e Presidentit, janë nene mbi bazën e të cilave Presidenti i Republikës cakton mandatarin, por ajo/ai në asnjë rast nuk mund ta caktojë mandatarin krye në vete, pa pasur një propozim nga ana e fituesit të zgjedhjeve. Pra ai nuk ka asnjë diskrecion mbi këtë çështje.

Lexo po ashtu Kurti flet për ftesën e Thaçit, në ndejën e fundivtit të LVV-së

Presidenti po ashtu nuk ka asnjë baze kushtetuese që të imponojë një takim në mënyrë arbitrare. Kjo nënkupton që nga sot e tutje Presidenti nuk ka te drejtë më që të ftojë sërish partinë fituese, deri sa partia fituese vetë ta vlerëson kohën e përshtatshme për një takim. Presidenti duhet të pres përfaqësuesit e vullnetit të sovranit, jo anasjelltas”, ka shkruar Kryeziu.

Ndërkaq, Kurti gjatë ditës tha se do të analizojë nenet në të cilat është thirrur Thaçi.

Exit mobile version