Varreza e tretë masive është zbuluar në afërsi të Mariupolit, ka bërë të ditur sot për televizionin ukrainas, kryetari i qytetit të rrethuar në juglindje të vendit – Vadim Boichenko.
Siç raporton CNN, varreza masive janë zbuluar edhe në fshatrat Mangush dhe Vinohraden, kurse tani është zbuluar edhe një, transmeton Telegrafi.
Imazhet e reja satelitore tregojnë varrezën masive në fshatin Krimeja e Vjetër, kanë njoftuar autoritetet lokale në Telegram.
Fotografitë tregojnë gropën e hapur në territorin varrezave të Krimesë së Vjetër. Ajo u shfaq, pasi që fshatin e morën nën kontroll rusët pas 24 marsit.
Deri më 7 prill një pjesë e gropës gjigante ishte e mbuluar. E të tjera janë zbuluar edhe gjatë 24 prillit. Gjatësia e kësaj varreze masive është mbi 200 metra.
Boichenko ka akuzuar forcat ruse se i kishin përfshirë banorët lokalë në hapjen e varreve masive, në këmbim të një kafshate bukë.
E javën e kaluar, zyrtarët ukrainas kanë identifikuar lokacionet e varrezave masive në Manhush në afërsi të Mariupolit. /Telegrafi/