Site icon Telegrafi

Kryetarët e Sllovenisë dhe Kroacisë nesër vizitojnë Maqedoninë

25.11.2015., Zagreb - Regionalni sastanak procesa Brdo-Brijuni koji okuplja celnike zemalja jugoistocne Europe u Uredu predsjednice Republike Hrvatske na Pantovcaku. Sastanku, koji organiziraju predsjednici Hrvatske Kolinda Grabar-Kitarovic i Slovenije Borut Pahor, prisustvuju svi celnici zemalja jugoistocne Europe. Kolinda Grabar Kitarovic, Donald Tusk. Photo: Zeljko Lukunic/PIXSELL

Maqedonia do të presë dy kryetarë të vendeve ballkanike dhe anëtare të BE-së, Borut Pahor të Sollovenisë dhe Kolinda Garbar – Kitaroviq të Kroacisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Agjencia e lajmeve META bën të ditur se të dy kryetarët do të priten nga homologu i tyre, Gjorge Ivanov. Që të tre do të vizitojnë qendrën tranzite të migrantëve, Vinojug, në Gjevgjeli.

Të dy kryetarët vijnë në një vizitë dy ditore në Maqedoni, si liderë të procesit Bërdo – Brioni, ku marrin pjesë kryetarët e vendeve të Ballkanit perëndimor, ndërkaq do të bisedojnë edhe për krizën e tanishme politike në vend, me ç’rast do të takohen me liderët e katër partive politike më të mëdhaja, pra me Ali Ahmetin, Menduh Thaçin, Nikolla Gruevskin dhe Zoran Zaevin./Telegrafi/

Exit mobile version