Telegrafi

“Kryeqyteti i Italisë – Milano, i Gjermanisë – Mynihu e i Turqisë – Stambolli”, Xhuli dhe Mbresa ia huqin me të madhe në BBVK

Ato mund të jenë finalistet e një prej programeve televizive më të ndjekura në Kosovë – por njohuritë dhe dija e tyre janë të pakta.

Banoret e Big Brtoher VIP Kosova, Mbresa dhe XHuli treguan njohuri tejet të cekëta mbrëmjen e së enjtes në gjeografi.

Kjo pasi ato po bënin një kuiz me njëra-tjetrën për të gjetur kryeqytetet e shteteve të Evropës – duke mos ditur shumë prej tyre, e duka ia huqur me të madhe në shumë prej tyre.

Lexo po ashtu Morena Taraku tregon se ka dërguar qindra mesazhe që Stresi ta fitojë Big Brother VIP Kosova

Në një moment, Xhuli e ka pyetur Mbresën se – “Kush është kryeqyteti i Gjermanisë?”, veç se ajo nuk e ka ditur përgjigjen. Por, një të tillë e dha vetë Xhuli.

“Nuk është Berlini, as Frankfurti, por Munichu”, ka thënë pos tjerash Xhuli.

Lexo po ashtu Publikohet video e dyshimtë e Mbresës në shtëpinë e BBVK - shanë gjatë një bisede me vëllain e madh duke harruar mikrofonin e ndezur

Mbresa qëlloi disa prej tyre, e disa prej tyre edhe nuk i ka ditur në ato momente, siç ndodhi me kryeqytetin e Italisë, për të cilin ajo tha se është Milano.

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova do të mbahet këtë të premte, ku çmimin e madh prej 200 mijë eurosh do ta fitojë njëri prej pesë finalistëve, të cilët janë: Mbresa, Xhuli, Vedati, Artani dhe Stresi. /Telegrafi/